Transi shokon të gjithë: Kam shkuar me sulmuesin e Milan, ai është…

Niang, sulmuesi i Milanit është në qendër të një skandali seksual pas akuzave direkte të transeksuales, Guendalina Rodriguez, e cila e pohon se kanë pasur raporte intime bashkë.

Mediat e huaja raportojnë se fillimisht Rodriguez, postoi në Tëitter deklaratën bombastike: “Një herë e përgjithmonë, po, kam shkuar me Niang dhe ai është më shumë femër se unë”.

Postimi mori dhenë në rrjetet sociale dhe nisi stuhia e skandalit me emrin e lojtarit të njohur, kurse transi njihej si person me të cilin shkojnë emra të njohur. Më herët vetë ajo kishte deklaruar:

“Jam njohur me këtë futbollist të Milan gjatë një darke në Milano. Ai u vetëofrua që të më shoqërojë në hotel, pa dyshuar se kishte përballë një trans.

Unë e zbulova më pas që ai ishte futbollist i Milan, por emrin nuk do ta përmend, sepse nuk dua të rrezikoj ndonjë denoncim. Ai më tha: nëse del emri im, atëherë ka marrë fund. Ju them vetëm se është aktiv, shumë aktiv, me shumë dhunti, me ngjyrë, i ri dhe ngjason me Balotelli. Hera herës frekuentohemi”- tha ajo.