Kur do të hidhet shorti për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve?

Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku janë mësuar 16 skuadrat që kanë kaluar tutje Xhiroja tjetër e Ligës së Kampionëve do të jetë edhe më interesante, pasi tani në garë do të jenë 16 skuadrat më të mira të Evropës.

Shorti për 1/16 e Ligës së Kampionëve do të hidhet këtë të hënë me 12 dhjetor, ku pritet të ketë përballje mjaft interesante.

Kujtojmë se në raundin tjetër do të luajnë skuadrat e para në grupe kundër skuadrave të dyta, në përjashtim të atyre që vijnë nga i njëjti vend, ose kanë qenë bashkë në një grup.

Këto janë skuadrat që kanë kaluar tutje: Arsenal, PSG, Napoli, Benfica, Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid dhe Bayern Munich, Monaco, Leverkusen, Dortmund, Real Madrid, Leicester, Porto, Juventus dhe Sevilla.

Loading...