Prishtina fiton Superkupën (FOTO+VIDEO)

Prishtina ka fituar superkupën e Kosovës, pasi mposhti 2:1 kampionin Feronikeli.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 për fituesin e DigitAlb Kupës, falë golit të Endrit Krasniqit.

Me të nisur pjesa e dytë, Liridon Leci shkakton penallti, duke prekur topin me dorë, kurse i pagabueshëm për 1-1 ishte Behar Maliqi.

Në minutën 73’, zëvendësuesi Ahmed Januzi realizon një gol të bukur em devijim nga 17 metra për 1:2.

Feronikeli dominoi sidomos në pjesën e parë, kurse Prishtina konkretizoi rastet e krijuara.

Takimi u zhvillua në Pejë, para rreth 2 mijë shikuesve./Olle

 

KRONIKA

FERONIKELI – PRISHTINA 1:2

Mbyllet ndeshja, fiton Prishtina.

90′ Zhvillohen minutat shtesë, janë katër.

86′ Edhe pak minuta deri në fund, Prishtina pranë Superkupës.

79′ Trajneri i Prishtinës, Kushtrim Munishi, vazhdimisht komunikon me sms me dikë! E çuditshme.

78′ Mërgim Pefqeli gjuan mirë, por jashtë.

73′ Super GOL: Ahmed Januzi realizoi nga 17 metra me devijim, mposht në këndë, Flamur Nezirin. 

72′ Feronikeli nuk shfrytëzon një kundërsulm të mirë, mbetet 1:1.

65′ Ahmed Januzaj hun te Prishtina, në vend të Khalid.

64′ Rrezikon Feronikeli, por Alban Muçiqi tregohet i sigurtë.

51′ GOL: Realizon Behar Maliqi nga penalltia, barazohet rezultati. 

50′ Penallti për Ferpnikelin, e dyshimtë nëse ishte brenda prekja me dorë e Liridon Lecit, pas goditjes së Mark Milicajt.

45‘ Nis pjesa e dytë

Deklarata pas pjesës së parë:

“Shpresoj që ky gol të vlejë deri në fund për fitore”, tha autori i golit, Krasniqi, për Supersport.

“Dominuan gjatë tërë pjesës së parë, dhe në momentin më të mirë pësuam golin. Ka ende kohë deri në fund”, u shpreh Behar Maliqi i Feronikelit.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Endrit Krasniqi dërgoi Prishtinën në pushim 0:1.

44′ Makenda Gauthier provon pas kundërsulmit, por gjuan jashtë, mbetet 0:1.

Goli i Prishtinës

36′ Arrijnë Plisat e Prishtinës, për pak nuk e zënë golin.

35′ GOL: Prishtina realizon me Endrit Krasniqin, 0:1. Ai realizoi me gjuajtje nga rreth 16 metra.

25′ Tifozeria ‘Plisat’ po mungojnë në stadiumin, kurse ‘Tigrat e Zi’ të Feronikelit janë të pranishëm.

plisattt

22′ Milicaj bukur te Zhdrella, nuk e pranon mirë. Dominim i kampionit, Feronikeli.

20′ Çfarë asisti i mirë nga Mentor Zhdrella për Mendorim Hotin, por ky i fundit vonohet të gjuajë. Rast ideal.

15′ Zhdrella provon nga gjuajtja e lirë, por Muçiqi nuk befasohet.

8′ Ndërprehet ndeshja për shkak të mjeteve piroteknike, por rifillon pas një minute.

2′ Takimi po ndiqet nga Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri.

1′ Fillon ndeshja në Pejë. Shumë pak shikues.

tifozatt

14012374_10210092148162891_946542879_o

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: F. Neziri, B. Krasniqi, H. Shala, F. Gerbeshi, A. Limani, B. Shabani, M. Zhdrella, B. Maliqi, M. Milicaj, B. Kurtishaj, M. Hoti.

Prishtina: A. Muqiqi, L. Maxhuni, A. Dallku, L. Kukaj, L. Leci – D. Curri, L. Boshnjaku, E. Krasniqi, M. Pefqeli, G. Mankenda, B. Abdul Khalid.

Gjyqtar kryesor: Fatmir Tahiri