Dramë në Drenas, barazim edhe në Gjilan

Janë mbyllur dy ndeshjet e Vala Superligës.

Feronikeli dhe Vëllaznimi luajtën 1:1, me dy golat e shënuar në shtesë.

1:1 u mbyll edhe Gjilani – Drenica,përcjellë Gazeta Olle.

Gjendja në tabelë mbetet e njëjtë dhe lufta për barazh mbyllet me javën e fundit.

 

Feronikeli – Vëllaznimi 1:1

90+4 EuroGOL – 1:1, Tom Bardhoku.

90+3 GOL – Kone shënon pas asistimit të Arifajt. Merita të mëdha ka Arbër Prekazi.

Luhen minutat shtesë, 0:0

Mbyllet pjesa e parë, 0:0

29′ Gol, shënon Vëllaznimi, por anulohet. Gjyqtari e anulon me pretekst se Egzon Gashi pengoi mbrojtësin e Feronikelit. Në xhirimet televizive, duket rast tejet i dyshimtë.

9′ Rast ideal i Feronikelit, shpëton Vëllaznimi

Formacionet zyrtare

Feronikeli: Maloku, Shala, Hoxha, Haliti, Prekazi, Maliqi, Morina, Hamed, Milicaj, Elshani, Prokshi. Trajner: Sulejman Starova

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Krasniqi, Bardhoku, Richard, Dragusha, Qorri, Dushi, K. Gashi, Rogova, Rudi, E. Gashi. Trajner: Gani Sejdiu

Gjyqtarë: F. Tahiri, A. Ejupi, M. Berisha dhe V. Kastrati

 

 

Gjilani – Drenica 1:1

Mbyllet 1:1.

65′ Shtylla shpëton Drenicën.

Mbyllet pjesa e parë, 1:1.

25′ GOL – Genc Hamiti barazon shifrat në 1:1.

8′ GOL - Gjilani kalon në epërsi. Shënon Betim Haxhimusa.

Formacionet zyrtare

Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Papuqi, Kosumi, Shaqiri, Turku, Sadriu, Rusi, Haxhimusa. Trajner: Alban Hyseni

Drenica: Neziri, Lushtaku, Syla, Pasoma, Bejta, Gashi, Dervishaj, Tahiri, Uka, Hamiti, Peposhi. Trajner: Sadat Pajaziti

Gjyqtarë: S. Isufi, B. Rama, D. Preniqi dhe E. Zasella