Zyrtare: Prishtina Volley-M me transfere tejet cilësore

Kampioni vjeshtor në volejboll, Prishtina Volley-M është përforcuar me lojtarë tejet cilësor, transmeton GazetaOlle.com.

Prishtina e ka transferuar Adriatik Kajtazin, Dardan Bajraktarin, Jeton Rudarin, Alfred Pllanën dhe Lendrit Berishën.

Ndryshe, Driton Bytyqi do ta vazhdojë karrierën te Tirana.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Xhavit Kajtazi.

“Prurje te reja te kampioni vjeshtor, Prishtina Volley-M
Kampioni vjeshtor i Superliges se Kosoves, Prishtina Volley-M, ju deshiron mireseardhje ne skuadren bardhekalter Adriatik Kajtazit, Dardan Bajraktarit, Jeton Rudarit, Alfred Pllanes dhe Lendrit Berishes.
Poashtu falenderon Driton Bytycin per ndihmesen e dhene dhe i deshiron sukses ne skudren e re, Tirana”, ka njoftuar në rrjetin social Facebook. /Gazeta Olle/