“Çmendet” kampioni, fiton 8:1 ndaj Llapit, Prishtina fiton në Drenas

Trepça ’89 ka shënuar fitoren më të lartë, duke mposhtur 8:1 Llapin në “Riza Lushta”, në javën e 31-të në Vala Superligë. Ndeshja më interesante ishte Feronikeli – Prishtina, e fituar 2:1 nga mysafirët.

Kronikat nga Gazeta Olle

Trepça ’89-Llapi 8:1

Mbyllet ndeshja 8:1.

87′ GOL – 8:1, Po Po, 8:1. Fiton Hajdari hyn në listën e shënuesve.

74′ GOL – E pabesueshme 7:1. Florent Hasani sërish.

71′ GOL – Hasan Hyseni realizon dhe 6:1.

67′ GOL – Trepça ’89 nuk ndalet, këtë herë Florent Hasani shënon për 5:1

53′ GOL – Het-trik i Otto John, çmend tifozët në stadium

49′ GOL – Otto John dhe 4:1.

+++++++++++++

Mbyllet pjesa e parë 

GOL: 33′ Llapi e ngushton epërsinë në 1:2 me golin e Edon Zeqirit i cili realizon nga afërsia.

GOL: 25′ Otto John ‘bambardon’ me super-gol me një goditje nga 30-metra.

GOL: 17′ Trepça ’89 kalon në epërsi me Arbër Potokun i cili realizon pas asistimit të Otto John.

1′ Ni ndeshja.

Gjyqtarë: B.Jahmurataj, D.Preniqi, S.Haziri, I.Shuleta.

Feronikeli-Prishtina 1:2

Mbyllet ndeshja, fiton Prishtina 2:1.

GOL 62′ Makenda Gauthier dhe 1:2 për Prishtinën.

Mbyllet pjesa e parë 

GOL: 44′ Behar Maliqi realizon nga penalltia.

PENALLTI43′ Akordohet penallti për Feronikelin, pasi Lorik Maxhuni shkakon ndërhyrje të palejushme në zonë Mendurim Hotit.

GOL: 22′ Prishtina kalon në avantazh me Basid Khalid pas një aksioni të gjatë.

5′ Feronikeli rrezikon e para me Behar Maliqin i cili gjuan me kokë, por topi shkon jashtë.

1′ Ni ndeshja.

Feronikeli: Maloku, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Limani, Shabani, Maliqi, Hoti, Hoxha, Kurtishaj, Prokshi. Kryetrajner: Ramiz Dervishi.

Prishtina: Bekaj, Dallku, Leci, Maxhuni, Dumani, Curri, Boshnjaku, Mankenda, Pevqeli, Khalid, Kelmendi. Kryetrajner: Arsim Thaçi.

Gjyqtarë: G.Shala, B.Morina, K.Bajrami, F.Tahiri.

Liria-Trepça 3:1

90+2′ Mbyllet takimi, fitore e madhe e Lirisë, Trepça largohet nga Superliga.

83′ GOL – Liridon Fetahaj dhe 3:1. Trepça ankohet se topi nuk ka kaluar vijën e portës.

74′ GOL – Fillim Guraziu realizon me kokë dhe 2:1.

GOL 48′ – Barazon Trepça, shënon Hajdari.

++++

GOL: 39′ Liria kalon në epërsi. Golin e ka relizuar Meriton Korenica.

33′ Gashi godeet bukur, topi përfundon në shtyllë.

20′ Liria po dominon, mirëpo mungon goli.

1′ Ni ndeshja.

Gjyqtarë: T.Maloku, J.Musolli, A.Peshteri, L.Mustafa.

Drita-Hajvalia 2:0

Mbyllet ndeshja, Drita fiton 2:0

77′ GOL – Drita gjen edhe golin e dytë, shënon Dren Gashi.

68′ GOL – Drita realizon më në fund, shënon Semir Zeneli

Mbyllet pjesa e parë 

15′ Mbetet 0:0.

4′ Drita rrezikon me Përparim Livorekën, mungon goli.

1′ Nis ndeshja.

Gjyqtarë: V.Kastrati, G.Hyseni, E.Bicaj, A.Shala.

Ferizaj-Gjilani 0:0

Mbyllet ndeshja, 0:0. Hap fals i Ferizajt për t’i ikur barazhit.

Nuk ka gola as në pjesën e dytë përkundër dominimit të madh të vendasve.

Mbyllet pjesa e parë 

41′ Ferizaj tenton me Argjend Bardhin, ky rast mbetet për tu harruar.

33′ Ferizaj po e kërkon golin më shumë me futbollistin Maliq Behluli i cili nuk e po e gjen rrjetën.

6‘ Ferizaj rrezikon e para me një nga sulmuesit e saj, por portieri i Gjilanit Donat Kaqiu e largon rrezikun.

1′ Ni ndeshja.

Gjyqtarë: S.Isufi, S.Berisha, I.Kabashi, B.Kosumi.

Drenica-Besa 3:1

Mbyllet ndeshja, Drenica fiton 3:1.

68′ GOL – Granit Arifaj dhe Drenica – Besa 3:1.

59′ GOL – Taulant Dajaku realizon nga penalltia.

58′ Penallti dhe karton i kuq. Florent Papuqi shtyn gjyqtarin pas vendimit për penallti dhe ndëshkohet me kartonin e kuq.

48′ GOL – Barazon Besa, 1:1.

+++++

GOL: 33′ Drenica kalon në epërsi me golin e Kreshnik Lushtakut.

16′ Drenica po e kërkon golin i cili assesi të shënohet.

1′ Ni ndeshja.

Gjyqtarë: B.Batalli, E.Baliqi, R.Hyseni, N.Raci.

 

loading...