Lotët i rridhnin sikur qeshmë të kroit! Nuk i rridhnin lotët se dikush e kishte rrahur apo hidhëruar futbollistin e Partizanit nga Tirana, ndryshe është me prejardhje nga Lypjani.
Në minutën e 89-të shënoi golin e fitores së Partizanit me rezultat 1:0 në midis të Korçës. Partizani rrëmbeu tri pikë falë golit të Ibrahimit. Gol që e shtyri të qaj djaloshin nga Kosova në midis të Korçës.
“Momente të veçanta, momente të paharruara, emocione pa fund, lot gëzimi, rrahje zemre maksimum, falënderimi i takon Zotit dhe gjithëve juve që besuat të këta çuna, te ky ekip, ne jemi Legjenda. PMTP, ne jemi Ultras Guerrils, ne jemi Partizani”, shkruan Ibrahimi.