Dy medalje për xhudon, Loriana Kuka e argjendtë në Grand Prix Marrakech 2019

Loriana Kuka ka fituar sot medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos Marrakech 2019 të Marokut. Xhudistja jonë pësoi humbje në finale nga gjermanja Ana Maria Wagner, kategoria deri në 78 kilogramë.

Deri në finale, Loriana fitoi tri luftëra, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë. Kuka fitoi 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, përcjell GazetaOlle.

Medalje të argjendtë, të parën në karrierë e ka fituar sot edhe Fationa Kasapi, në Kupën Evropiane për kadete, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë. Kasapi shënoi pesë fitore me ippon, kategoria -57 kg.

Në këtë garë, medalistja e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj, Erza Muminoviq, zurin vendin e shtatë, kategoria -48 kg. Arbër Nikçi u ndal në luftë e parë. KOK përgëzon suksesin e radhës të sportit më të suksesshëm të Kosovës, me në krye mjeshtërin Driton Kuka. /GazetaOlle/