Liria nis me përgatitje

 Të mërkuren Liria ka nisur me përgatitjet për stinorin pranveror. Agron Beseni, kryetrajner dhe ndihmësi Bekim Bakaj, janë figura të reja që janë vendosur në këto detyra nga Bordi. Që të dy, krahas trajnerit të portierëve ishin në nisje të këtij cikli.

Të pranishëm nga Bordi ishin: Mirsad Çollaku, kryetar, n/kryetari Qemal Krasniqi dhe anëtarët e Bordit, Erxhan Dana e Mitat Muhameti.

Njërën nga fazat Liria pritet ta zhvillojë në bregdet.’Kemi filluar këtu në ‘P.Thaçi’, kushtet janë të mira për këtë fazë.Ndërsa, më pas do të udhëtojmë jashtë vendit, diku në bregdet, ku edhe do të kemi një sërë ndeshjes kontrolluese’, ka thënë kryetari Mirsad Çollaku.

Thirrjes së parë i janë përgjigjur të gjithë futbollistët, pos Gentian Elezajt, që pritet t’i bashkohet skuadrës (ndodhet jashtë vendit), si dhe Henry Chibueze e Deji Joel, që me leje ndodhen në pushim.

Që nga dita e parë skuadrës i është bashkuar transferi i parë, Fillim Guraziu që pritet të forcojë sulmin ‘bardhezi’.

Ndryshe, sa i takon prurjeve, Liria ka kohë që po negocion me disa emra, e me të cilët pritet konkretizimi këto ditë.

‘Shpresoj, që me përkushtim , disiplinë dhe përkrahjn e të gjithëve të arrijmë suksese bashkarishtë. Ne, si shtab tenikk do të japim maksimumin për të mirën e klubit’, ka thënë Agron Beseni, kryetrajner.