19 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Përparim Thaçi (FOTO)

Drejtues të KF ‘Liria’, trajner (dikur ish bashkëlojtar të Përparimit), futbollistë aktual, ish bashkëluftëtarë, veteran dhe drejtues të Komunës së Prizrenit kanë vënë kurora lulesh mbi varrin e dëshmorit të kombit, Përparim Thaçi në Landovicë.

Ai kishte rënë në pusi të forcave serbe ndërmjet fshatrave Bellacërkë e Xërxë, bashkë me dy luftëtarët: Sakip Belalqa e Feim Gashi, poashtu dëshmorë, me 27 maj 1998, në kohën kur po kryenin detyrat e ushtarëve të Shtabit të Drenocit.

liriaaaa1

Përparimi, njëkohësisht ishte edhe futbollist i Lirisë dhe me daljen në skenë të UÇK-së, iu bashkua njësiteve të para të Shtabit të Drenocit.

Pas lufte, stadiumi me vendim të ish kryetarit të Prizrenit, z.Kadri Kryeziu (ish Qeveria e Përkohshme) merr emrin e dëshmorit, Përparim Thaçi.

http://liriafc.com/sq/perparim-thaci

liria4

 

perparimthaqi