Kombëtarja e futbollit, shpallet më e mira e vitit 2018

Kombëtarja e futbollit është zgjedhur më e mira e vitit 2018 në ceremoninë e shpalljes së Laureatëve 2018, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Kjo kombëtare nuk pësoi asnjë humbje gjatë vitit 2018, në nëntë ndeshje të zhvilluara, ndërsa suksesin më të madh e arriti në Ligën e Kombeve, duke kaluar grupin parakualifikues.

Shpërblimin e pranoi, përzgjedhësi, Bernard Challandes.