Trauma e Madridit ngre Argjentinën në këmbë, shtypi dhe tifozët kryqëzojnë Sampaolin dhe Higuainin

Argjentina nën akuzë, pas asaj humbjeje turpëruese 6-1 ndaj Spanjës. Tërbim dhe shfryrje nga ana e shtypit dhe tifozëve, që në shënjestër kanë pasur trajnerin Sampaoli, sulmuesin Higuainin dhe Maskeranon. Në fund të gjithë janë dakord: skuadra varet nga Lionel Mesi, i cili shihet si një “hyjni”, që mbulon defektet e Argjentinës. Pa të skuadra është katastrofë. Komentet kanë qenë të shumta.

Shigjetat e shtypit sportiv dhe tifozëve janë kryesisht të drejtuar te trajneri Sampaoli, i cili ka pranuar përgjegjësitë pas ndeshjes: “Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, por marr përgjegjësitë e kësaj humbje. Është i gjithi faji im”. Por kjo deklaratë nuk e ka shpëtuar atë nga kritikat e forta.

“Një ndeshje e turpshme. Sampaoli gaboi gjithçka, edhe sjelljen arrogante para një rivali si Spanja” shkruan “Olé” me tone kritike. Edhe gazetat e tjera kanë të njëjtin qëndrim, që flet për një “vetëvrasje taktike”. Ish-trajneri Karlos Bilardo ka pohuar se humbja në fjalë do të ketë pasoja psikologjike. Edhe ish-sulmuesi Gabriel Batistuta ka komentuar me ironi paraqitjen e Argjentinës në ndeshjen e fundit.

Kritika të ashpra edhe për Higuain, i cili gaboi fatalist në rezultatin 0-0, duke sjellë në mendje gabimet në finalen e Kupës së Amerikës së humbur 3 vjet më parë. Nga më të kritikuarit edhe Maskerano, i konsideruar “i mbaruar”. Shpresat janë vetëm te Mesi.  /Vipsport.al