Bogujevci, përzgjedhës i ri Kosovës

Shefki Bogujevci është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në boks për seniorë. Ai vjen në vend të Xhevdet Pecit, i cili ditë me parë u largua dhe madje kishte shprehur edhe kritika se si është punuar në boks.

“FBOXK në mbledhjen e fundit të bordit emëroi përzgjedhësin e ri për seniorë, z. Shefki Bogujevci dhe për femra  Besim Brahimi. Ndërsa përzgjedhësin për juniorë dhe të rinj do të emërohen në mbledhjen e ardhshme të bordit”, thuhet nga Federata e Boksit të Kosovës. /Gazetaolle.com

loading...