Miku i Kosovës, Davor Shuker, shkarkohet nga posti i presidentit të Federatës Kroate të Futbollit

Davor Shuker është shkarkuar si president i Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Legjenda e futbollit më nuk është në krye të futbollit kroat pasi që Inspektoriati i Sportit ka konstatuar se është zgjedhur në mënyrë të parregullt, me vota të paligjshme.

Ai u rizgjodh më 22 dhjetor presidenti i federatës nga Asambleja, por rezultoi se disa prej votuesve kishin qenë edhe persona të cilët nuk duhej të kishin marrë pjesë në votim dhe si autoritet më i lartë sportiv, cilëson këto zgjedhje të pavlefshme.

vokrri suker

Sipas protokollit, rezulton se ka ka votuar edhe Dubravko Galoviç, Stjepan Merkas, Ante Vuçemiloviç-Shimunoviç, Drago Luciç dhe Davor Iviç, të gjithë përfaqësues të shoqatave rajonale të futbollit në Kroaci.

Por, të gjithë të lartcekurit nuk kanë pasur të drejt vote duke vepruar kësisoj kundër statutit dhe ligjit.

Kësisoj, Inspektoriati i Sportit në Kroaci shumë shpejt do të caktojë datën e zgjedhjeve të reja.

Kujtojmë se Shuker garonte përballë ish-futbollistit të njohur kroat, Dario Simiç, i cili i kontestoi zgjedhjet. /Telegrafi/