Kukësi merr pozitën e parë

Kukësi ka arritur fitore ndaj Flamurtarit me shifrat 1:0, raporton Gazetaolle.com. Golin e vetëm në këtë ndeshje që u vlerësua edhe si duel i lojtarëve nga Kosova e shënoi sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Izair Emini.

Për Kukësin u aktivizua në pjesën e dytë mesfushori nga Kosova, Besar Musolli kurse mungoi Kushtrim Lushtaku. Në anën tjetër për Flamurtarin luajtën titullarë Ilir Berisha dhe Donjet Shkodra derisa Astrit Fazliu hyri në lojë në pjesën e dytë.

Ndeshja tjetër e zhvilluar në Shkodër ndërmjet Vllaznisë dhe Luftëtarit, përfundoi me fitoren e Luftëtarit me shifrat 3:2. Shtubina dhe Marku realizuan për Vllazninë kurse Cicmil dhe Faife (2) realizuan për ekipin nga Gjirokastra.

Nga ora 17:00 takohen Tirana – Korabi dhe Partizani – Laçi. Ndryshe, Kukësi vazhdon ti prijë tabelës me 31 pikë, dy më shumë se Skënderbeu që ndodhet e dyta. /Olle