Vëllaznimi turpëron Besën dhe e lë në barazh, Dukagjini fiton sfidën jetike

Gola dhe spektakël në ndeshjet e ditës në Ligën e Parë, ku u zhvilluan tetë sfida shumë të rëndësishme.

Derbi tradicional i ditës mes Vëllaznimit dhe Besës iu takoi vendësve, që fituan thellë 4:0, përcjellë Gazeta Olle.

Gjakovarët iu dhanë një “shqelm” të madh pejanëve, që tashmë mbeten në barazh.

Në fitoren e kuqezinjve kontribuuan Almedin Murati dhe Kushtrim Gashi me nga dy gola.

Humbjen e Besës e shfrytëzoi në maksimum Dukagjini, duke mundur Vushtrrinë në shtëpi.

Ekipi nga Klina fitoi me shifrat 4:3, në një sfidë spektakolare që prodhoi shtatë gola.

Me këtë fitore, skuadra e Dukagjinit ka bërë hapin më të madh deri më tani drejt inkuadrimit në Superligë.

“Olle” ua sjelli në kohë reale sfidat, e rezultatet komplete mund t’i ndiqni më poshtë.

Liga e Parë – Java e 28-të

Vëllaznimi – Besa 4:0

Dukagjini – Vushtrria 4:3

Onix – Istogu  2:3

Drenasi – 2 Korriku 3:1

Fushë Kosova – Vllaznia (P) 1:0

Arbëria – Trepça 0:0

Ramiz Sadiku – Bashkimi 2:1

Kika – Vitia 3:1. /Gazeta Olle/