Barazim në Gjilan e Skënderaj, fitore e madhe e Feronikelit

Java 16 e Vala Superligës, solli pesë ndeshje, të cilat sollën rezultate të papritura.

Gjilani – Trepça 89, liajtën pa gola, sikurse  Drita – Drenica.

Feronikeli mundi 3:0 Vëllaznimin, kurse Liria 2:0 Flamurtarin.

Llapi triumfoi 6:1 ndaj BEsës.

Feronikeli – Vëllaznimi 3:0

Mbyllet ndeshja.

85′ Ilir Syla është bërë portier.

84′ Karton i kuq – portieri Altik Muhaxhiri i Vëllaznimit u skuq, pasi preku topin jashtë 16-metërshit. Kuqezinjtë me një lojtar më pak, pasi Ismet Munishi ka kryer zëvendësimet.

51′ GOL – Vjen edhe i treti për Feronikelin. Yll Hoxha depërtoi mirë dhe nga 5 metra, Granit Arifaj shënoi në portën e zbrazët, 3:0.

Trajneri i Feronikelit, Zekiria Ramadani, zëvendësoi shënuesin e dy golave, Mendorim Hotin me Granit Arifajn.

Fillon pjesa e dytë

+++

Mbyllet pjesa e parë, 2:0.

33′ GOL – Sërish Feronikeli gjen golin, sërish i njëjti lojtar, Mendorim Hoti.

28′ GOL – Feronikeli zhbllokon rezultatin me një aksion të mirë. Mendorim Hoti realizoi me kokë.

feronikeli drita mendurim hoti

14′ Dardan Rogova humbi rast të mirë për kuqezinjtë nga Gjakova.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Maloku, Doshlaku, Thaqi, Dabiqaj, Haliti, Prekazi, Maliqi, Hoti, Hoxha, Lushtaku, Milicaj. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Bardhoku, Myrta, Syla, Sahiti, Morina, K.Gashi, Rudi, D.Rugova, Zeneli, Gashi. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Gjyqtarë: Selim Isufi, Bujar Selimaj, Artan Latifi, Isak Ceroviku

 

Drenica – Drita 0:0

Mbyllet ndeshja, 0:0.

86′ Drita kërkon penallti, por gjyqtari nuk mendon kështu.

85′ Visar Berisha i Drenicës shpëton gol të sigurt.

81′ Rast i Abazit të Drenicës, ska gol.

77′ Super ndeshje korrekte, përkundër fushës. ASNJË KARTONË.

70′ Domimin i Drenicës.

47′ Rasti më i mirë në ndeshje, Genc Hamiti i Drenicës, nuk qëlloi portën.

Fillon pjesa e dytë

++++

Drita nuk është vetëm në Skenderaj. Fotografi i Gazetës Olle, Hilmi Veliu, sjell foton e këtyre tifozëve.

drite

Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

35′ Ende pa gola, të dyja skuadrat kishin nga një mundësi, por pa sukses.

-15′ Gjendja e fushës, e papërshtatshme për lojë. Fusha e mbuluar me baltë.

fusha3

15′ Ende pa gola dhe pa raste ideale në Skenderaj.

lloqi

Formacionet zyrtare:

Drenica: Neziri, Geci, Bejta, Dervishaj, Thaqi, Berisha, Gashi, Dajaku, Hamiti, Tahiri, Lushtaku. Kryetrajner: Bekim Shotani.

Drita: Rexhepi, Leci Kuka, Gërbeshi, Haliti, Musaj, B.Shabani, Livoreka, Xh.Shabani, Krasniqi, Fazliu. Kryetrajner: Bekim Isufi.

Gjyqtarë: Gramoz Shala, Visar Kelmendi, Granit Hyseni, Arben Halilaj

 

Gjilani – Trepça ’89 0:0

Mbyllet ndeshja, 0:0

77′ Rron Broja e humb 11-metërshin, godet shtyllën.

76′ PENALLTI për 89-shin.

69′ Rast i mirë i vendasve, por shkon huq.

68′ Karton i kuq, i dyti i verdhë për Përparim Islamin e 89-shit.

63′ Super rast i 89-shit, e humb kush tjetër pos Otto John. Në fakt portieri, Donat Kaqiu, ishte hero i Gjilanit në këtë rast.

60′ Lojë më e hapur në pjesën e dytë.

55′ Florent Hasani tentoi nga largësoi, topi shkoi jashtë portës.

Mbyllet pjesa e parë, 0:0

40′ Ndeshja nuk po e arsyeton derbin, nuk ka aksione të mira dhe raste ideale.

15′ Ndeshje e hapur dhe e baraspeshuar, ende pa gola.

trepqa89

13′ Mysafirët patëmn rast të mirë, por ishin pa fat.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Bekteshi, Thaçi, Papuqi, Shaqiri, Kosumi, Rusi, Sadriu, Haxhimusa, Eminhaziri. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Lladrovci, Izmaku, Potoku, Maloku, Broja, Mustafa, Hasani, Chibuze, John. Kryetrajner: Gani Sejdiu.

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Driton Preniqi, Benon Këpuska, Ilir Mehmeti

 

Besa – Llapi 1:6

Mbyllet ndeshja.

85′ GOL – Mirlind Daku dhe 1:6 për Llapin.

74′ GOL – Arbnor Zeqiri dhe 1:5.

70′ GOL – Besa shënon golin e parë me Gashin.

53′ GOL – Mirlinda Dakut i vije radha për të shënuar, 0:4.

Mbyllet pjesa e parë, 0:3.

– E pabesueshme çfarë kanë bërë lojtarët kryesorë të Besës, të cilët po e bojkotojnë skuadrën, shkaku i borxhit që ka kryesia e klubit ndaj tyre. Lojtarët ndodhen në tribuna, duke i parë juniorët, se si po humbin nga Llapi.

llapibesa

24′ GOL – 0:3, Edon Zeqiri këtë herë shënon.

BEGOLLI

15′ GOL – Llapi shënon sërish, këtë herë realizon Gentrit Begolli, 0:2.

10′ GOL – Llapi gjen golin e epërsisë. Florim Bërbatovci mposht Gegën.

– Besa po luan me juniorë.

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Erduan Baliqi, Imran Kabashi, Mervan Bejtullahu

 

Liria – Flamurtari 2:0

Mbyllet ndeshja, 2:0.

77′ GOL – Liria drejt fitores. Meriton Korenica shënon për 2:0.

62′ GOL – Liria zhbllokon rezulatatin. Zëvendësuesi Zenel Gavazaj shënoi.

Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

43′ Çfarë rasti i Flamurtarit, Jurgen Gjini i vetëm me portier nuk shënoi.

40′ Mbrojtje e ngjeshur e Flamurtarit.

38′ Emir Rama i Flamurtarit për pak nuk qëlloi cakun.

15′ Dominim i Lirisë, rreth 1 mijë shikues të pranishëm.

liria

Formacionet zyrtare:

Liria: Bakaj, Kocev, Avdyli, Dellova, Basriu, Gashi, Korenica, Domgjonas, Magani, Sefaj, Gavazaj. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi.

Flamurtari: Zhushi, Hasani, Ahmeti, Lladrovci, Hajdini, Rama, Ajdari, Krasniqi, Baftiu, Boshnjaku, Gjini. Kryetrajner: Gajur Rexhepi.

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Alban Ejupi, Elvis Bicaj, Besnik Batalli