Besa mund Llapin, barazim në Ferizaj

Besa ka mposhtur Llapin në Pejë 1:0, me golin e Xhevdet Shabanit në pjesën e dytë.

Prishtina dhe Ferizaj luajtën 0:0 në Ferizaj. Feronikeli mundi 5:1 Trepçën, kurse Liria fitoi 4:2 ndaj Hajvalisë në Kizhnicë.

 

KRONIKAT

Ferizaj – Prishtina 0:0

90+4′ Mbyllet ndeshja, 0:0

85′ Dy goditje të Ferizajt për pak nuk gjejnë golin e parë, të cilat shkaktojnë një “uuuuu…..” të gjatë në tribuna.

67′ Shend Kelmendi pason tek Khalid, i cili humb rast të pabesueshëm.

61′ Trajneri i Ferizajt, Argjend Beqiri, zëvendëson Shkumbin Salihun, i cili në dalje shpreh paknaqësi ndaj trajnerit!

60′ Basid Khalid vjen me rast ideal, gjuan me kokë pas harkimit të Makendas, pret bukur Leotrim Rexhepi.

52′ Gol, realizon Ferizaj, por, gjyqtari Kreshnik Vula ka sinjalizuar ndërhyrje të palejueshme në portierin Alban Muçiqi, mbetet 0:0.

– Nis pjesa e dytë. Menjëherë në rast del Makenda Gauthier i Prishtinës, por portieri Leotrim Rexhepi eviton rrezikon dhe të dy mbesin të shtrirë në fushë, shkaku përballjes mes vete.

____

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

45′ Armend Dallku gjuan bukur nga gjuajtja e lirë, pret mirë Rexhepi.

40′ Blend Baftiu nga pozita ballore 18 metra, gjuan drejt në portier.

er37′ ‘Ujqit’ vazhdon të dhurojnë spektakël, por jo edhe lojtarët në fushë.

20′ Ende pa gola në Ferizaj, të dyja skuadrat po tentojnë të rrezikojnë për të gjetur golin.

-Nis ndeshja, tifozeria ‘Ujqit’ dhuron spektakël.

(Kreshnik Vula, Benon Këpuska, Artan Latifi)

Formacionet zyrtare

prishtina-protokolli

Besa – Llapi 1:0

90+5′ Mbyllet ndeshja, fiton Besa.

90+2′ Indirekt për Llapin, rast për të barazuar.

76′ Rast ideal i Besës, pret Ilir Avdyli.

73′ GOL – Zhbllokohet rezultati në Pejë. Aksion i rrjedhshëm i pejanëve, që shndërrohet në gol nga Xhevdet Shabani. Ishte kundërsulm i Besës

65′ Kushtrim Shabani i Llapit, humb mundësi të mirë.

62′ Xhevdet Shabani godet shtyllën me kokë, pas harkimit të Fisnik Papuqit.

60′ Ndërrim tek Llapi: Largohet Berat Hyseni, hyn Mirlind Daku.

58′ Xhevdet Shabani harkon bukur, Fatih Karahoda gjuan me gërshërë, por mbi portë, mbetet 0:0.

48′ Besa e nis furishëm, rrezikon 2-3 herë, por pa ndonjë problem për portierin Ilir Avdyli.

– Nis pjesa e dytë

+++++++++++++

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0

45′ Super rast i Llapit. Festim Krasniqi harkon bukur nga e majta, Berat Hyseni i vetëm me portier, gjuan me kokë mbi portë.

43′ Besa vazhdon të sulmojë, por mbrojtja e Llapit eviton gjithçka.

20′ Dominim i Besës, por pa mundur të ndryshojë shifrat.

12′ Probleme te Besa. Fetim Kasapi lëndohet, largohet dhe zëvendësohet nga Florent Qorraj.

– Tifozët e Llapit kanë udhëtuar në Pejë.

– Nis ndeshja

(Besfort Kosumi, Besnik Morina, Meriton Berisha)

Formacionet zyrtare:

Besa: Beqiri, Miftaraj, Papuqi, Turku, Prekazi, Osmani, Dabiqaj, Kasapi, Karahoda, Shabani, Emini. Trajner: Gani Sejdiu.

Llapi: Avdyli, Kadriu, Idrizi, Jashari, Sinani, Namani, Shabani, Shaqiri, Krasniqi, Zeqiri, Hyseni. Trajner: Tahir Batatina.

 

Feronikeli – Trepça 5:1

90+2′ Mbyllet ndeshja, 5:1.

88′ GOL – Goli i nderit nga Trepça. Enis Zabërgja shënon me kokë.

85′ GOL – Vjen goli i pestë për Feronikelin, shënon Yll Hoxha pas asistimit të Lulëzim Doshlakut.

77′ GOL – Feronikeli arrin të shënojë edhe golin e katërt. Realizon Mendorim Hoti.

68′ GOL – Vendasit gjejnë golin e tretë. Pas disa kombinimeve të mira, Mark Milicaj realizon për 3:0.

51′ GOL – Feronikeli realizon sërish. Mendorim Hoti këtë herë shënon  pas harkimit të Mark Milicajt nga këndi.

– Nis pjesa e dytë.

++++++++++++

45′ Mbyllet pjesa e parë 1:0.

40′ Lëndohet Blerim Berisha i Trepçës, zëvendësohet.

28′ Faton Maloku shpëton Feronikelin nga një rast ideal i Trepçës

18′ GOL’ – Labinot Osmani shënon gol të bukur për Feronikelin, 1:0

– Nis ndeshja

(Burim Jahmurataj, Jakup Musolli, Selami Haziri)

Formacionet zyrtare

protoknikli

Hajvalia – Liria 2:4

80′ GOL – Liridon Fetahaj kompleton het-trikun, 2:4.

76′ GOL – Egber Vitia shënon gol të bukur për Hajvalinë, 2:3.

69′ GOL – Nigeriani Ogemwiye shënon për 1:3, pas asistimit të Fetahajt.

48′ GOL – Liria rikthen epërsinë, sërish shënon Liridon Fetahaj, sërish asiston Blendi Memaj.

Nis pjesa e dytë.

+++++

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, 1:1.

45′ GOL – Befason Hajvalia, barazon rezultatin me talentin Edinson Kçiku.

39′ GOL – Liria më në fund arrin të shënojë. Realizator, Liridon Fetahaj.

37′ Liria ende nuk arrin ta gjejë golin e epërsisë, pasi portieri Miftari po bënë mrekullinë.

19′ Liridon Fetahaj nga gjuajtja e lirë godet shtyllën.

3′ Blendi Memaj gjuan me kokë, por Armend Miftari i Hajvalisë pret.

– Nis ndeshja

(Besnik Batalli, Fatmir Abrashi, Gëzim Mehmeti)