Super gol i Arbër Zenelit në miqësoren kundër Mërgim Mavrajt

Arbër Zeneli e nisi vitin 2019, aty e kishte lënë. Futbollisti i Kosovës shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, në humbjen e Heerenvenit nga Ingolstadt 4:3.

Zeneli realizoi në minutën në 71-të një super gol nga gjuajtja e lirë, megjithatë skuadra holandeze u mposht nga Ingolstadt, ku debutoi edhe Mërgim Mavraj, shkruan Gazeta Olle.

Mavraj luajti për 68 minuta në këtë ndeshje. Ai ishte lojtar i lirë, pasi prishi kontratën me Arisin në Greqi.