A do të ketë VAR në Kosovë? Ja çfarë thotë Eroll Salihu

Edhe dy stadiumet më të mëdha në Kosovë, ‘Fadil Vokrri’ dhe ‘Adem Jashari’, do të pajisen me dhomën VAR.

Një gjë të tillë për ‘Sporti në KTV’ e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, transmeton Gazeta Olle.

Ai ka thënë se për këtë Arianit Ahmeti dhe Genc Mustafa janë përcaktuar nga FFK-ja për t’u marrë më të gjitha çështjet në mënyrë që edhe Kosova ta aplikojë sistemin VAR për ndeshjet ndërkombëtare, si për klube ashtu edhe për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.