Dy vjeçari nga Prishtina zbulon talentin e tij me ski, madje duke skijuar me cucëll në gojë (VIDEO)

Është vetëm dy vjeçar. Cucllën mashtruese ende nuk e ka larguar nga goja. Por, kjo nuk e pengon ta shpalos talentin e tij që në këtë moshë që ka për skitë.

Teo Çarreti nga Prishtina, me vendbanim në Gjermani, në një video të siguruar nga Gazeta Olle, bënë dhjetëra metra me skitë më të mëdha se sa vetë, duke mos e ndjerë fare frikën.

Ai bashkë me familjen e tij, ndodhet në njërën nga qendrat e skijimit në Austri, vendi ku kanë dalë talentë të shumtë të sportit të bardhë. E veçanta e Teos në video, dhe që i ka bërë kurreshtar turistët tjerë, është se ai edhe kur lëshohet me ski, nuk e largon fare “shokun” e tij më të mirë, cucllën (biberonin), shkruan “GazetaOlle.com”.

Teo nuk është i vetmi nga familja e Çarreti, që dimrin e kalon më shumë mbi borë se sa në tokë. Vëllai i tij, po ashtu pritet të ketë të ardhme të ndritur në këtë sport dhe këtë e dëshmon në videon e mëposhtme.

Mbase njëri nga ta një ditë mund ta ndjekin rrugën e ish-yjeve botëror, Alberto Tomba, Jure Kosir, apo të jenë pasardhës të përfaqësuesit të vetëm të Kosovës në Kampionatet botërore të sllallomeve, Albin Tahiri. /Gazeta Olle