Zbulohen fanellat e Kosovës, TEB Banka sponzor i ri (FOTO)

Përfaqësueses së Kosovës i është shtuar edhe një sponzor. Në të vërtet TEB Bank është sponsori i ri, që bashkë me Valën, hotelin Emerald dhe Air Prishtina do ta ndihmojnë ekipin e Përfaqësueses së Kosovës.

Me rastin e nënshkrimit  të kontratës për bashkëpunim drejtori i TEB Bank, z. Ayhan Alibeyoglu, u shpreh: “Jemi të gëzuar që do të mund ta ndihmojmë FFK-në në këtë periudhë sidomos Përfaqësuesen “A” të Kosovës, e cila po e bën realitet ëndrrën e shumë brezave. Kur është pranuar FFK-ja në UEFA dhe FIFA kemi synuar që ta përkrahim ekipin përfaqësues dhe unë përgëzojë futbollistët, kryetarin Fadil Vokrri dhe të tjerët dhe unë besoj se do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrë të denjë dhe do të arrijnë suksese në kualifikimet e Kampionatit botëror. Ne kemi ndihmuar edhe basketbollin dhe uroj që edhe ata të kenë sukses. Që 9 vite jemi këtu dhe kemi sjellë shumë produkte të mira për qytetarët e Kosovës.  Ne besojmë se do të vazhdojmë bashkëpunim edhe pas këtij cikli kualifikues”.

kosovaafanellat

Ndërkaq, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri duke falënderuar TEB Bank, ka thënë se kjo është një ditë e mirë për FFK-në dhe një ndihmë e madhe në prag të një ndeshje historike kur do të fillojmë ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”. Falënderojmë TEB Bankën e cila jo vetëm futbollin por prej kur ka filluar të operojë në Kosovë ka ndihmuar sportin në përgjithësi. Unë besoj se ekipi përfaqësueses do të ketë sukses dhe nuk do të  zhgënjejë popullin e Kosovës e as TEB Bankën.

Me rastin e nënshkrimit  të marrëveshjes për bashkëpunim të pranishëm ishin edhe zv.drejtori i TEB bankës z. Orçun Ozdemir dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu.

Bashkë me TEB-in sot ka ardhur edhe një lajm i mirë që mbyllë edhe disa dilema, pasi ka ardhur edhe konfirmimi se Albert Bunjaku dhe  Ensi Alushi mund t’i bashkëngjitën Përfaqësueses së Kosovës, pas kërkesave që kanë bërë ata në FIFA.

 

kosovafanellat2

 

fanellat3

fanellat4

fanellat3