Superliga, sot zhvillohet kjo ndeshje tepër interesante

Sot hapet xhiroja e 30-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, ku në orar është vetëm një ndeshje, e cila do të zhvillohet në “Demush Mavraj”.

Pas fitores me Lirinë në Prizren, Istogu ka shtuar shpresat për mbijetesë dhe është në kërkim të një fitore tjetër ndaj një rivali direkt si Drita.

Ndeshja fillon në ora 15:00, ndërsa drejtohet nga gjyqtari Kreshnik Vula.

Java e 30
Istogu – Drita
Gjyqtarë: K.Vula, B.Morina, A.Latifi, M.Baliu