Bylbyl Sokoli ‘sulmon’ Prishtinën: Këta dy futbollistë u larguan ende pa u afruar te Pallati i Rinisë!

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, gjatë karrierës së tij si trajner ka stërvitur shumë futbollistë me emër, transmeton GazetaOlle.com.

Sokoli e ka lëshuar një deklaratë të fortë në emisionin 2 me 1 në RTV 21, sa i përket lojtarëve të larguar nga Prishtina, pas largimit të tij nga Prishtina vite më parë.

“Ylber Ramadani që e kam stërvitur unë është larguar nga Prishtina ende pa u afruar te Pallati i Rinisë. Pastaj Betim Haxhimusa që po shkëlqen sot në futbollin tonë”, ka thënë Bylbyl Sokoli i cili i ka stërvitur këta futbollistë te Prishtina.

Ramadani-470x333
Ramadani dhe Haxhimusa për një kohë kanë qenë pjesë e Prishtinës, mirëpo pa lënë shkëlqim.
Ramadani sot luan në kategorinë e dytë të futbollit në Danimarkë te Velje Boldklub derisa atje u transferua për 200 mijë nga Partizani i Tiranës. Ai është pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.
Haxhimusa me shumë sukses po luan te Gjilani. /Gazeta Olle/

drita gjilani derbi musaj haxhimusa

ylberi