ZYRTARE: Kosova aranzhon dy ndeshje miqësore për muajin mars

Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Përfaqësueses A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars, njofton FFK, transmeton GazetaOlle.com.

Së këndejmi FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Faso që të zhvillojë dy ndeshje miqësore  në Paris.

Ndeshja  kundër Madagaskarit do të zhvillohet më 24 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 27 mars.

Ndeshjet do të zhvillohen në stadium modest (3000 ulëse) të Parisit me rrethinë. /Gazeta Olle/

kosova kosova