Trepça ’89, apo Leicesteri i Kosovës

Askush nuk kishte pritur një nisje kaq të fuqishme nga Trepça ’89.

Pas tetë javësh ata janë lider me 21 pikë edhe pse askush nuk e ka llogaritur të jetë kaq lartë në renditje.

Një histori si ajo e Leicesterit në Angli mund të lind edhe në Kosovë.

Feronikeli, Prishtina dhe Besa kanë harxhuar shumë më shumë se 89-shi.

89-shi në fillim të sezonit largoi pothuajse të gjithë lojtarët kryesorë duke iu besuar të rinjëve dhe bëri 3-4 goditje fantastike që u bashkuan shumë shpejt me skuadrën.

Njër ndër ta është edhe Përparim Islami që ka shkëlqyer në këto ndeshjet e para. Ai thotë se historia e 89-shit do të jetë sikurse e Leicesterit.

islami 2

Islami në një duel me lojtarët e Prishtinës në një ndeshje parasezonale

 

“Askush nuk na ka llogaritur kaq të fortë para se të niste kampionati. Ka pasur nga ata që nuk na kanë parë as për pjesën e epërme të tabelës. Por me punë dhe angazhim të madh, ne tani jemi lider. Nuk them se do ta fitojmë titullin, por në çdo ndeshje do të futemi për fitore”, ka thënë Islami për Gazetaolle.com.

islami 1

Në një duel me sulmues e madh shqiptar Hamndi Salihi në miqësore me Skënderbeun

“Do ta jetojmë këtë moment, sikurse që bëri Leicesteri në Angli”, ka mbaruar mbrojtësi që njihet si ‘Rruku’.

Meritë për këtë sukses të 89-shit kanë edhe Bekim Shotani fillimisht, pastaj edhe Veton Çitaku.

89-shi takohet me Prishtinën në fundjavë. /olle/