E jashtëzakonshme: Ronaldo dhe Messi kanë fituar secilin Top të Artë që nga viti 2008

Cristiano Ronaldo fitoi sonte Topin e Artë, duke u shpallur për herë të katërt futbollisti më i mirë në botë. Topin e Artë Ronaldo e kishte fituar edhe në vitin 2008, 2013 dhe 2014.

Megjithatë, Ronaldo sërish mbetet prapa argjentinasit Lionel Messi, i cili i ka 5 Topa të Artë, shkruan lajmi.net.

Kjo dyshe e ka fituar secilin Top të Artë që nga viti 2008. Ky fakt është i jashtëzakonshëm dhe deri me tash nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.

Ronaldo gjatë vitit 2016 e ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, kurse me kombëtaren e Portugalisë është shpallur Kampion i Evropës.

“Po mos të fitonin Portugalia apo Reali, as unë nuk do ta fitoja këtë cmim. Skuadra gjithmonë është në vendin e parë”, ka thënë Ronaldo.