Hendbolli u kthye në Drenas, aty ku nisi rrugëtimin e gjatë

Më 12 tetor 1991, në fushën e shkollës “Rasim Kiçina” në Drenas ishte luajtur ndeshja e parë kampionale pas pavarësimit të hendbollit. Ishin takuar Trepça e Llapi, shkruan sot Koha Ditore.

Trepça kishte fituar atë ndeshje, ndërkohë që e fitoi edhe të mërkurën, kur u shënua 25-vjetori i nisjes së këtij rrugëtimi. Ekipet u ndeshen me formacionet e asaj kohe, po në Drenas. Golin e parë dhe të historisë e kishte shënuar Leonard Llazari.

Drenasi ishte stacioni i parë, kurse Dublini i fundit në rrugëtimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) nga mëvetësia deri të pavarësimi i plotë. Por, për dallim nga Dublini, ku FHK-ja në vitin 2014 u bë anëtare me të drejta të plota, në Drenas nisi një epokë e re e hendbollit kosovar. Pikërisht të mërkurën në këtë qytet FHK-ja shënoi mëvetësimin e hendbollit kosovar.

Në palestrën e Drenasit u shënua 25-vjetori i pavarësimit të hendbollit me ndeshjen Trepça – Llapi (dy herë nga dhjetë minuta), që njëherësh ishte ndeshja e parë që shënoi fillimin e rrugëtimit të zorshëm. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën me përbërjet e atëhershme u mbyll me fitoren e Trepçës, sikurse edhe para 25 vjetëve. Të mërkurën rezultati ishte 11:7, kurse para 25 vjetësh 28:17. Goli i parë, më 12 tetor 1991, ishte shënuar nga Leonard Llazari i Trepçës.

Loading...