FFK fiton dy projekte nga UEFA: Ndërtohet kompleks sportiv dhe iu ndihmohet klubeve

Të mirat nga pranimi në UEFA e FIFA vetëm sa kanë nisur. Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës, menjëherë ka fituar dy projekte nga UEFA, e cila ka miratuar ato.

Lajmi është bërë i ditur në konferencën e sotme për shtyp, ku i pranishëm ishte edhe zyrtari i UEFA-s, Thierry Favre, përgjegjës për projekte.

“Arsyeja  e parë që ju kemi ftuar është projekti ‘Het trik’  nga UEFA dhe me këtë rast kryetari Vokrri ka falënderuar z. Favre, i cili është angazhuar shumë që ta mbështesë FFK-në në projekte, sidomos në dy projekte, atë të kompleksit sportiv të FFK-së që do të ndërtohet në Kastriot dhe në projektin për ndihmë klubeve të futbollit”, ka thënë Vokrri.

Ndërsa, Favre ka përshëndetur të pranishmit në gjuhën shqipe, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që gjendet në Kosovë, ndërsa ndjehet i privilegjuar që mund të komunikojë vendimin e Komisionit për Projekte pranë UEFA-s për mbështetjen e FFK-së në Projektin për ndërtimin e Kompleksit sportivë të FFK-së në Kastriot dhe Projekti i dytë në mbështetjen e klubeve për përmirësimin e infrastrukturës.

uefaa

Këto projekte me të cilat ka konkurruar FFK-ja falë angazhimit të madh të kryetarit Vokrri dhe sekretarit Salihu  tashmë janë miratuar dhe do të fillojë implementimi i tyre. Në këtë drejtim kryetari Vokrri ka sqaruar se mbështetja për klubet konsiston në përmirësimin e kushteve për gazetarë dhe rregullimin e zhveshtoreve. /Olle