Llapi nuk ndalet, Ferizaj e befason Feronikelin

Skuadra e Llapit e ka fituar kryendeshjen e ditës në Superligë, duke e mposhtur Trepçën ’89.

Rezultati përfundimtar në “Zahir Pajaziti” ishte 2:0 për vendësit. Ka befasuar Feronikeli, që është mundur 2:0 nga Ferizaj.

Ndërkohë, Trepça ka fituar 3:0 me Hajvalinë, ndërsa Drita ka mundur Lirinë 1:0.

Kronikat

Llapi – Trepça’89  2:0

Mbyllet ndeshja, fiton Llapi

GOL 90′ Llapi e arrin edhe golin e dytë. Festim Krasniqi asiston për Florim Bërbatovcin i cili e dërgon topin deri te Berat Hyseni i cili e shtyu atë në rrjetë.

88′ Lojë emocionuese, Llapi po e ruan me mish e me shpirt epërsinë.

GOL: 78′ Berat Hyseni e qon peshë Podujevën. Hyseni realizoi pasi shërbehet nga Festim Krasniqi.

65′ Rast i mirë për Llapin. Godet Hamdi Namani, pret portieri.

55′ Ndezet ndeshja, lojë shumë më dinamike në pjesën e dytë.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

37’ Hasani del me portieri, por nuk tregohet i suksesshëm.

22’ Jashari me kokë jashtë portës.

20’ Idrizi gjuan fuqishëm nga goditja e dënimit, por Hajdinin dërgon jashtë.

7’ Rrezikon Hyseni, por gjyqtari gjykon pozitë jashtë lojës.

Formacionet zyrtare

Llapi: Avdyli, Statovci, Namani, Idrizi, Jashari, Sinani, Karabegu, E.Zeqiri, Berbatovci, Hyseni, V. Zeqiri.

Trepca ’89: Hajdini, Islami, Tropshupa, Izmaku, Potoku, Hasani, Broja, Maloku, John, Hajdari,  Jashari.

Gjyqtarë: G. Nuza, D. Preniqi, B. Morina, H. Hajdari.

 

 

Drita – Liria 1:0
Mbyllet ndeshja, fiton Drita
80′ Vazhdon rezultati i njejtë, Edhe dhjetë minuta lojë. Drita drejt fitores së dytë në kampionat.
GOL: 67′ Drita kalon në epërsi. Realizon braziliani Gilberto.
59′ Drita mbetet më kërkuese në pjesën e dytë. Po kërkohet goli i parë Gjilan.
46′ Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë

Drita po dominon por pa sukses.

Formacionet zyrtare

Drita: Latifi, Kuka, Hashani, Dragusha, Ramadani, Baxhuku,Bergonsi, Berisha, Zeneli, Kryeziu, Fortunato. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Liria: Hajrizaj, Gjeraj, Berisha, Korenica, Rr.Gashi, Haxhaj, D.Gashi, Ramadaj, Chibuze, Fetahu, Karim Muhamed. Kryetrajner: Genc Tamiku.

Gjyqtarë: B. Kosumi, J. Musolli, E. Zeqiri, T. Maloku.

 

 

Trepça – Hajvalia 3:0 

Mbyllet ndeshja, fiton Trepça

87′ Nuk ka risi në Mitrovicë, pritet vetëm mbylla e ndeshjes.

GOL: 67′ Trepça e realizon edhe golin e tretë. Shënon Hasan Hyseni.

50′ Vazhdon rezultati i pjesës së parë në ‘Adem Jashari’.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

GOL 42′ Hasani Hyseni del i vetëm me portier dhe shënon për 2:0.

24’ Hasani Hyseni humb rast të mirë.

GOL: 17’. Sahiti harkon brenda zones ta gjejë kokën e Berishës që me lehtësi mposhtë nga afërsia ‘gardianin’ Borovci.

Formacionet zyrtare

Trepça: Manxholli, Sahiti, Berisha, Kutllovci, Shabani, Baliqi, Avdyli, Ahmeti, Voca, Prishtina, Hyseni. Kryetrajner: Nazmi Rama.

Hajvalia: Borovci, Leci, Ajeti, Morina, Daku, Rezniqi, Bytyçi, Sogojeva, Vitia, Kçiku, M.Ajeti. Kryetrajner: Emin Bajrami.

Gjyqtarë: B. Gashi, F. Jakupi, B. Rama, I. Shuleta.

 

Ferizaj – Feronikeli  2:0 

Mbyllet ndeshja, fiton Ferizaj

79′ Assesi ta gjej golin skuadra nga Drenasi.

65′ Feronikeli me të gjitha forcat po e kërkon golin e parë, Ferizaj po mbrohet mirë.

58′ Dridhet shtylla në ‘Ismet Shabani’. Behar Bardhi nga goditja e lirë e qëllon transversalen e portierit Flamur Neziri.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë 

GOL: 35’  Vjen goli i dytë nga Ferizaj. Selim pason për Bushin  për 2-0.

GOL: 27’ Elbasan Thaqi shënon për 1-0. Jasir Selmani asiston.

Formacionet zyrtare

Ferizaj: Rexhepi, B. Bardhi, Istref, Shabani, Tershana, L. Shabani, Thaqi, Bushi, Selmani, Kuka, Sadriu. Trajner: Arsim Abazi.

Feronikeli: Neziri, Doshlaku, Islami, Halitit, Shala, Gwrbeshi, Shabani, Milicaj, Olluri, Livoreka, Kurtishaj.

Gjyqtarë: B.Jahmurataj, F.Sekiraça, R.Hyseni, L.Mustafa.