Shtyhet fillimi i Superligës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shtyrë për një javë fillimin e stinorit pranveror në Vala Superligë.

Bordi ka marrë këto vendime:

VENDIM

1. Fillimi i stinorit pranveror të Superligës së Kosovës shtyhet për një javë, përkatësisht të fillojë në fundjavën më 21/22 janar 2017.

2. Afati i rregullt kalimtar dimëror të zgjatet deri më datën 17 janar 2017.

3. Termini për xhiron e shtyrë të kompensohet në muajin prill.

Loading...