Batatina zbulon pagën mesatare të futbollistëve të tij

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka deklaruar se skuadra e tij nuk i ka problem financat. Sipas tij, klubi i janë ofruar shumë donatorë duke i parë objektivat këtë edicion.

Ndërkohë, thotë se rroga mesatare e futbollistëve është 500 euro.

“Sigurisht se titulli kushton shtrenjtë. Ne qëndrojmë mirë me financa, kurse edhe biznesmenët llapjanë kanë filluar të na bashkohen. Aktualisht jemi dy donatorë, por i kemi vënë në dispozicion edhe 30 reklama në stadium. Prej tyre planifikojmë t’i marrim 1 mijë euro për një vit kalendarik, çka do të ishte një ndihmë e madhe. Bizneset kanë filluar t’i sjellin reklamat e tyre, për çka u jemi mirënjohës. Rroga mesatare për kokë futbollisti në skuadër është 500 euro në muaj”, deklaroi Batatina.

Llapi përfundoi vjeshtën në vendin e dytë, derisa në pranverë sunon titullin.