Llapi nuk ndalet as nga kampioni, Flamurtari e Feronikeli vazhdojnë me fitore

Llapi ka dalë kokëlartë nga dueli me kampionin në fuqi, Drita, takim i luajtur në Gjilan.
Llapjanët e drejtuar nga Bylbyl Sokoli fituan 2:1, kurse golin vendimtar e shënoi Festim Alidema, shkruan Gazeta Olle.
Me fitore nga udhëtimi në Ferizaj u kthye edhe Feronikeli. Debutim me tre pikësh i Zekiria Ramadanit, skuadra e të cilit fitoi 2:0 ndaj Ferizajt.
Flamurtari nuk njeh rezultat tjetër pos fitores. Këtë herë viktimë e tyre ishte Liria, të cilët i mundi 3:1 në Prishtinë.
Trepça ’89 fitoi 5:1 ndaj modestëve të KEK-ut në Obiliq.


DRITA – LLAPI 1:2

Mbyllet ndeshja, fiton Llapi.
72′ GOL – Llapi rikthen epërsinë. Shënoi Festim Alidema.
Mbyllet pjesa e parë, 1:1.
37′ GOL – Drita barazon me Bujar Shabanin, që shënoi nga afërsia.
GOL 10′ Fiton Hajdari realizon pas një aksioni të mirë. Llapi në epërsi.

1‘ Ka filluar ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Bakaj, Kuka, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, Vucaj, Krasniqi, Xh.Shabani, Neziraj, Lamçja.

Llapi: Haxho, Idrizi, Emini, Sinani, Jashari, Maliqi, Ramadani, Namani, Kelmendi, Hajdari, Begolli.

Gjyqtarë: Selim Isufi, Benon Këpuska, Elvis Bicaj, Dardan Çaka


FERIZAJ – FERONIKELI 0:2

Ndërpritet për 4 minuta ndeshja, shkaku i hedhjeve të fishekzjarreve të tifozëve vendas. Ata janë të pakënaqur me rezultatin e ndeshjes.
66′ GOL – Feronikeli gjen golin e dytë, realizon Da Silva.
Mbyllet pjesa e parë, 0:1.
Fazliu

GOL 7′ Astrit Fazliu kalon në epërsi Feronikelin.

1‘ Ka filluar ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Blakqori, Kaqar, Kaqiku, Marko, Mone, Asani, Karabeg, Hamiti, Jashari, Bërbatovci, Gashi.

Feronikeli: Smakiqi, Prekazi, Islami, Lladrovci, Hoxha, Dasilva, Fazliu, Morina, Rexha, Dabiqaj, Magani. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Meriton Berisha, Fatmir Abrashi, Bardh Ajeti

 


FLAMURTARI – LIRIA 3:1

Mbyllet ndeshja, fiton Flamurtari 3:1.
82′ GOL – Gentian Binishi dhe Liria gjen golin e parë.
73′ GOL – ALban Shillova shënon për 3:0

Mbyllet pjesa e parë, 2:0
24′ GOL – Quansah shënon dhe Flamurtari 2:0
13′ GOL – Alban Shillova realizon për 1:0

1‘ Ka filluar ndeshja.

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Gëzim Mehmeti, Selami Haziri, Mervan Bejutllahu


KEK-u – TREPÇA ’89 1:5

85′ GOL – 89-shi gjen edhe golin e pestë.
80′ GOL – Shoshi shënon nga penalltia, 1:4.
70′ GOL – Gëzim Berisha shënoi nga penalltia për KEK-un. Basriu i 89-shit u ndëshkua me kartonin e kuq (2 të verdhë).
Mbyllet pjesa e parë.
45+1′ GOL – Gabim qesharak i portierit dhe 0:3 për Trepçën ’89.Topi i grushtuar nga portieri qëlloi një lojtar dhe përfundoi në portë.
24′ GOL – 89-shi shënon sërish, duke ngritur rezultatin në 0:2. Autor Bucevski.

19′ GOL – Martin Mircevski zhbllokon rezultatin, 89-shi në epërsi.

1‘ Ka filluar ndeshja.

Gjyqtarë: Besfort Kosumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku