Prishtina mund për herë të dytë Feronikelin

 Prishtina ia ka shkaktuar humbjen e dytë brenda një muaji Feronikelin, duke mposhtur këtë herë 1:0 në kryendeshjen e javës 6 të Vala Superligës, të luajtur në Drenas.

Debatik Curri shënoi golin e fitores në minutën 6. Takimi mblodhi hiq më pak se 5 mijë shikues.

Një muaj më parë e mundi në sfidën e Superkupës,

Në ndeshjen tjetër, Llapi mundi Hajvalinë 2:0, në takimin e luajtur në Prishtinë.

Olle si zakonishit ju mban të informuar për të dyja ndeshjet.

 

Kronikat 

Feronikeli – Prishtina 0:1

Mbyllet ndeshja, fiton Prishtina

90′ Pesë minuta shtesë

90′ Zhdrella harkon nga gjuajtja e lirë, topi për pak nuk përfundon në portë.

79′ Feronikeli kërkon penallti, Maxhuni prek topin me dorë, gjyqtari vazhdon lojën.

75′ Besnik Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndali Gentrit Begollin.

71 Protesta të shumta në gjyqtarin Fatmir Tahiri, Maliqi ndëshkohet me të verdhë.

69′ Ndërrim tek Prishtina. Curri del, Gentrit Dumani hyn.

68′ Topi kalon portierin Muçiqi, por nuk futet në portë. Feronikelit nuk i prin fati.

Feronikeli – Prishtina 0:1

64′ Haliti bukur tek Livoreka, shpëton mbrojtja mysafire.

62′ Zëvendësimi i parë i Prishtinës: Del Khalid, hyn Gentrit Begolli.

61′ Zhdrella sfidon sërish Muçiqin nga gjuajtja e lirë, por gardiani prishtinas dëbon topin. Dominim i Feronikelit në pjesën e dytë.

59′ Januzi i Prishtinës kërkon penallti, gjyqtari nuk mendon kështu.

58′ Rasti më i mirë iFeronikelit, Shabani nuk shënon nga 1 metër, shpëton Leci.

56′ Mentor Zhdrella për pak nuk shënon nga korneri.

54′ Aksion dhe rast i mirë i Feronikelit, por goditja e Milicajt bllokohet nga Leci.

47′ Harkim i bukur i Lecit në zonë, Khalid nga afërsia gjuan me kokë, pret Flamur Neziri, çfarë rasti i Prishtinës.

46′ Aksion i bukur i Prishtinës, pa rezultat.

– Nis pjesa e dytë.

+++++++

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Prishtina shkon në pushim me golin e Currit, 0:1.

43′ 5 mijë tifozët e mbledhur në stadium, po krijon atmosferë fantastike.

40′ ‘Nxehet’ ndeshja, Liridon Leci kapet me Mevlan Zekën. Leci rrezikon kartonin e kuq, pas ka një të verdhë.

39′ Lorik Maxhuni i Prishtinës depërton bukur nga e djathta, gjuan mirë, por pret Flamur Neziri.

policiaaaa

35′ Rrëmujë në tribuna, kapen Plisat me disa tifozë vendas. Intervenon policia dhe qetëson gjithçka.

plisatt

34′ Livoreka nuk gjuan mirë, mbetet 0:1.

26′ Zhdrella nga gjuajtja e lirë, por topi godet murin mbrojtës

15′ Feronikeli mundohet të barazojë sa më shpejtë rezultatin, por pa krijuar ndonjë rast ideal.

6’GOL: Debatik Curri kalon Prishtinën në epërsi. Ai shfrytëzoi pasimin e Pefqelit në zonë, bukur ia shmang një mbrojtësi dhe realizoi për 0:1.

– Interesim i jashtëzakonshëm për kryendeshjen. E gjithë tribuna perëndimore ka disa minuta që është stërmbushur.

tifozat

 

Formacionet zyrtare

Feronikeli: Neziri, B.Krasniqi, Limani, Gërbeshi, A.Haliti, Shabani, Zhdrella, Maliqi, Zeka, Milicaj, Prokshi. Trajner: Afrim Tovërlani

Prishtina: Muqiqi, Maxhuni, Leci, Dallku, Kukaj, Curri, Krasniqi, Pefqeli, Khalid, Januzi, Lushtaku. Trajner: Lutz Lindemann.

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Jakup Musolli, Bekim Rama, Mentor Baliu.

 

Hajvalia – Llapi 0:2

90+2′ GOL: Realizon Benjamin Emini

90+1′ Penallti për Llapin. Edon Zeqiri fiton penallti.

90′ Tre minuta shtesë, tre minuta shpresë për Hajvalinë

80′ Nuk ka ndryshim rezultati, Hajvalia kërkon barazimin, derisa Llapi është kthyer në mbrojtje.

64′ Vazhdon dominimi i Llapit.

50′ GOL: Berat Hyseni kalon Llapin në epërsi. Ai shënoi pas dëbimit të topit nga portieri Halimi.

47′ Zeqiri humb rast të mirë për Llapin.

Nis pjesa e dytë.

+++++

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, 0:0.

45′ Dy minuta shtesë.

45′ Benjamin Emini hyn në zonë, gjuan mirë, por topi shkon skaj portës së Betim Halimit, rasti më i mirë deri tani.

40′ Edhe Llapi është detyruar të bëjë një ndërrim. Florim Bërbatovcin e lënduar e zëvendësoi Getoar Dragusha.

33′ Lëndohet kapiteni i Hajvalisë, Gëzim Gashi, vendin e tij e zë Endrit Maloku.

30′ Llapi po luan më mirë, dominon më shumë dhe tenton më shpesh të gjejë golin.

10′ Po zhvillohet lojë e baraspeshuar, pa raste ideale.

– Ka nisur ndeshja

Formacionet zyrtare

Hajvalia:

Llapi: Avdyli, Jashari, Sinani, Statovci, Idrizi, Namani, Zeqiri, Karabegu, Emini, Hyseni, Bërbatovci. Trajner: Tahir Batatina

Gjyqtar kryesor: Besnik Batalli