Flamurtari mposhtet nga Kukësi, rrezikon largimin nga Superliga

 Flamurtari i Vlorës ka pësuar humbje në shtëpi 1:0 nga Kukësi, në javën 32 të Superligës shqiptare.

Pas kësaj humbje, Flamurtari ndodhet në pozitën e tetë me 28 pikë, aq sa ka edhe Bylisi i nënti, por me një ndeshje më pak.

Vendi i nëntë ku ndodhet Bylisi dhe i fundit largohen nga elita e futbollit shqiptar.

Kukësi mbetet në pozitën e tretë.

Pjesë e ndeshjes së sotme për Flamurtarin ishin edhe kosovarët: Besnik Krasniqi, Yll Hoxha, Kushtrim Lushtaku dhe Dardan Qerkini.

tabela