Kryeministri Mustafa dha shpërblimet për Majlindën, Norën e Dritonin

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u dhanë Shpërblimeve Shtetëror për xhudisten Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe trajnerin e tyre, Driton Kuka.

Majlinda fitoi medajlen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos (kategoria deri 52 kg) të mbajtur në Kazan të Rusisë, kurse Nora të bronztën deri në 57 kg.

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar lartë paraqitjen e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare, dhe njëkohësisht premtoi mbështetje për ta.

Më tej ai u shpreh se Qeverisa e Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje të madhe ekipit të xhudosë së Kosovës për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë, dhe sporteve të Kosovës, duke shtuar se kjo një mënyrë shumë më e mirë e përfaqësimit të vlerave të Kosovës.

Shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore, jepen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare.

Sipas kësaj rregullore, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë eurosh, ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë eurosh. /Olle

foto5

foto1

 

foto3

 

 

foto6

foto4