111 pikë në një ndeshje, vazhdojnë të thyhen rekordet në Shqipëri

Për një periudhë të shkurtër u thyen tri rekorde në basketbollin e Shqipërisë në konkurrencën e femrave.

Pas basketbollistes Elektra Zykaj (Flamurtari) që shënoi 79 pikë në një ndeshje, pastaj Igena Qypi te KB Goga Basket me 100 pikë, këtyre dyja ia kalon bukuroshja tjetër shqiptare, Olta Rrapaj, anëtare e kampiones në fuqi Flamurtarit nga Vlora.

Rrapaj heshti të gjithë me 111 pikë të saja, apo si supermene, duke shkruar historinë e basketbollit shqiptar. Ajo realizoi 111 pikë për 26 minuta në fitoren në udhëtim me rezultat bindës 143:90 ndaj Kamza Basket.

28-vjeçarja nga Vlora është krenare për këtë rekord dhe shpreh bindjen se vështirë do të ketë ndokush ta thyen këtë rekord.

Para Elektrës e Igenës një rekord e kishte edhe Elona Merkaj kur kishte realizuar 86 pikë. Rrapaj luan në pozitën e anësores, ka 15 vjet që është në petkun e Flamurtarit, krahas si basketbolliste është edhe infermiere e vyeshme.  Ajo beson se me ekipin e saj do të mbrojnë titullin e kampiones, duke e pasur parasysh edhe kapacitetin e basketbollisteve që ka.

Misioni i saj është që në çdo ndeshje të shënojë sa më shumë pikë edhe pse sipas asaj, më tepër kanë rëndësi fitoret e trofetë, se sa kush shënon me shumë pikë. Ajo në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se ka rritje apo jo të cilësisë së basketbollit shqiptar, a më shumë paguhet si sportiste apo infermiere.