Super-lajm për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës 26/10/2017 Futboll Vendor, Përfaqësuesja Futbollisti i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës, dhe skuadrës holandeze Heerenvenn, Arbër Zeneli, muajin e kaluar pësoi një lëndim me ç’rast iu nënshtrua operimit, transmeton GazetaOlle.com. 22-vjeçari po kalonte formë të lartë në elitën e futbollit holandez, por që lëndimi ia ndërpreu serinë edhe të golave. Së fundmi, Zeneli ka postuar një video në rrjetet sociale ku ka njoftuar se ka nisur stërvitje të lehta. Mbetet të shihet se kur do të rikuperohet plotësisht futbollisti kosovar. Ai mungoi në dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Ukrainës dhe Islandës të zhvilluara në tetor. Mbetet të shihet nëse do të jetë gati për takimin miqësor me Lituaninë me 13 nëntor në stadiumin ‘Adem Jashari’. /Gazeta Olle/