Paralajmëron Afrim Jashari (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është tubuar për dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror Rusia 2018 ndaj Ukrainës dhe Islandës, transmeton GazetaOlle.com.

Te Kosova është rikthyer mesfushori Elbasan Rashani i cili po shkëlqen në elitën e futbollit norvegjez me skuadrën Odd.

Trajneri kosovar, Afrim Jashari e ka përcjellur sot stërvitjen e Kosovës derisa e ka quaer në qiell 24-vjeçarin.

“Sot ne ushtrime te përfaqësueses sone si dhe nje foto me nje lojtar shume te talentuar Elbasan Rashanin. Mbajeni ne mend kete çun se shpesh here golat e tij kane me na ngrit ne këmbe dhe ka me na gëzuar me KOSOVEN. Suksese dhe fat kundër Ukrainës”, shkruan ish-trajneri i Drenicës në rrjetin social Facebook.

Kosova ndeshjen e parë e luan më Ukrainën të premten në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër kurse tre ditë më pas zhvillohet takimi i fundit me Islandën në Reikjavik. /Gazeta Olle/

afr

 

Fotografia e Afrim Jashari