2 Korriku synon Superligën, flet Landrit Rama: Qëndrova për objektivin madhor të klubit!

2 Korriku ka mbajtur futbollistët kryesorë dhe do të luftojë për kreun e tabelës në Ligën e Parë.

Verdhezinjtë synojnë inkuadrimin në Superligë, ani pse kanë dimëruar në mes të tabelës, saktësisht në pozitën e tetë.

Gjithsesi, dy pozitat e para nuk janë larg, katër dhe pesë pikë, andaj prishtinasit presin që përmes një pranvere fantastike, pse jo të luftojnë për dy pozitat e para deri në fund.

Njëri prej lojtarëve më të mirë dhe më premtues të 2 Korrikut, Landrit Rama, është optimist që 2 Korriku do t’i arrijë synimet në stinorin e ri.

“Do të mbetem te 2 Korriku sepse kryesia ka një objektiv madhor për stinorin pranveror, i cili është inkuadrimi në Superligë”, deklaroi Rama për Gazetën Olle.

Landrit Rama (i dyti nga e majta)


Futbollisti gjakovar beson që prishtinasit do të bëjnë një stinor të mirë.

“Kemi në skuadër të mirë dhe jam optimist që do t’i arrijmë synimet e klubit”, u shpreh Rama.

“Kryesia e klubit është mjaft korrekte dhe po na plotësojnë kushtet”, shtoi ai.

Landrit Rama, prodhim i klubit të Vëllaznimit, në të kaluarën ka luajtur edhe për klubin tjetër me nam, Besën e Pejës.

Ai në të kaluarën ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmosha. /Gazeta Olle/

Landrit Rama katër vite më parë kur ishte pjesë e grupmoshave të Kosovës

 

Dy vjet më parë, Rama ishte pjesë e Besës