Zyrtari i Federatës së Maqedonisë: Nuk është normale që klubet të kërkjnë ndarjen e fondit nga i cili është i planifikuar buxheti i federatës

Sekretari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Filip Popovski, në një prononcim për “Presheva Jonë” ka thënë se mjetet e UEFA-s janë pjesë e projektit 4 vjeçar të cilin e ka nisë, nuk është asgjë e re.

Rrjedhimisht klubet nuk kanë çka kërkojnë nga ato mjete sepse nuk janë të destinuara për ato.

“Shikoni, në në Maqedoni nuk e kemi këtë problem, me siguri e kanë lexuar drejtë udhëheqësit e klubeve tek ne arsyen e destinimit të këtyre mjeteve.

Këto mjete kanë qenë të parapara të vijnë dhe të implementohen në planifikimin tonë buxhetorë, por, për shkak të pandemisë, këto mjete kanë ardhur pak më herët nga UEFA, këtu nuk kanë çka kërkojnë klubet, federatat nuk financojnë klube, po ndihmojnë sigurishtë futbollin, por jo të financojnë klubet.

Ne 4,3 milion eurot e UEFA-së, sikurse edhe në të kaluarën, do t’i shpërndajmë për zhvillimin e futbollit, e që përfitues do të jenë 10 kategori si të rinjët, femrat, fushat sportive etj”, është shprehur Popovski.