Zyrtare: Liburni huazon futbollistin kryesor të Prishtinës (FOTO)

Skuadra gjakovare, Liburni, ka huazuar nga Prishtina portierin Nuhi Krasniqi, për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në futsall.

Huazimin e Krasniqit te klubi kampion i Kosovës e ka konfirmuar Prishtina përmes një postimi në Facebook, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Gardiani i portës sonë do të na prezentoj në Champions League Futsal.

Krasniqi Nuhi portieri i Prishtinës i cili është një ndër meritoret për arritjet dhe sukseset e klubit të kryeqytetit do të jetë këtë vit në garat evropiane.

Me kërkesë të klubit nga Gjakova FC Liburn, të cilët kanë kërkuar shërbimet e Krasniqit për garat evropiane ne kemi lejuar me shumë kënaqësi portierin tonë që të jetë pjesë për garat evropiane.

Ndjehemi krenar dhe tejet të gëzuar që kemi portierin më të mirin në Kosovë. Ne i urojmë suksese në UEFA Futsal Cup skuadrës nga Gjakova, po ashtu portierit tonë Nuhi Krasniqi“, thuhet në njoftimin për shtyp.

cats