ZYRTARE: Kemal Ademi transferohet te Basel

Shkëlqeu me 10 gola në edicionin e fundit në Superligën e Zvicrrë, te skuadra Xamax.

Kemal Ademi sot edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e Baselit, shkruan GazetaOlle.com.

23 vjeçari i lindur në Gjermani por me prejardhje nga Kosova, më parë ka qenë pjesë e skuadrës së dytë te Hoffenheim.

Fotografia e FC Basel 1893

Ademi që luan si qendërsulmues deri më tani nuk ka luajtur as një ndeshje me ndonjë kombëtare, ndërsa te Basel pritet ‘shpërthimi’ i tij.

Kujtojmë se te skuadra Basel aktualisht luajn edhe futbollistët tjerë shqiptarë si Zhegrova, Xhaka e Ajet.