ZYRTARE: Feronikeli transferon Faton Malokun (FOTO)

Feronikeli ka bërë goditjen e madhe të afatit kalimtar të verës. Klubi ka zyrtarizuar transferimin e portierit të Gjilanit, Faton Maloku.

Ai ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa do t’i bashkohet skuadrës më 4 janar për sezonin e ri, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kujtojmë që Maloku edhe para 5 vjetësh ka qenë pjesë e skuadrës nga Drenasi.

Me paraqitjet e jashtëzakonshme te Gjilani, ai në vitet e fundit ka qenë portieri më i mirë në Kosovë.