ZYRTARE: Dy skuadrat kosovare arrijnë marrëveshje fuzionimi

Shkolla e Futbollit “Lushta” nuk do të ekzistojë më.

Tashmë kjo skuadër e grupmoshave të reja është shkrirë pas 5 vjet ekzistimi, shkruan Gazeta Olle

“Lushta” tashmë i është bashkuar skuadrës mitrovicase, Trepça.

Lajmi është bërë zyrtar nga vetë faqja zyrtare e kësaj shkolle futbolli.

Njoftimi zyrtar:

Na prift e mbara ……. !

Pas 5 viteve funksionimi si shkollë e Futbollit KF LUSHTA nën udhëheqjen e kryetarit z.Naim Bahtiri me bashkëpuntorë arriti të njihet si emër në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës dhe jashtë saj ku sukseset nuk paten të ndalur, djelmoshat u paraqitën në mënyrën më të mire të mundshme pas punës së mire dhe të palodhëshme, kjo falë edhe të gjithë stafit të Shkollës.

KF LUSHTA si Klub ( Shkollë ) do të mbetët si model se si duhet të funksionojë një shkollë private dhe do të mbesë gjithmonë në mendjen e atyre që kontribuan për të, atyre që u rritën dhe u djersitën me këtë Fanelë. KF Lushta arriti kulmin e saj ku krijoj gjenerata dhe talentë që do të dëgjojmë për emrat e tyre në të ardhmën. Duke e pare këtë sukses Kryetari i KF LUSHTËS ndërmori një hapë të madh edhe pse i vështirë për të, mirëpo ishte vebndim për të ardhmën e fëmijëve dhe qytetit, kētë e bëri së bashku me Kryetarin e KF TREPÇA dhe Kryesinë e saj të arrijnë marrëveshje fuzionimi ( shkrirje ), pra KF LUSHTA qē nga sot do të kalojë nën umbrellën e KF TREPÇËS dhe bashkpunimi do të jetë shumë dimenzionale, nuk do të ndalet këtu por do të vazhdoj në shumë fusha tjera.

Për emrin TREPÇA nuk duhet shumë fjalë, Logoja e sajë bartë në vehte Histori dhe emra të mëdhenjë dhe nga sot ky gjigant do ti ketë fëmijët e saj.

Ne si shkollë falenderojm prindërit për besimin që kishin ndaj nesh gjatë këtyre viteve, dhe që na qëndruan afër për çdo gjë që nga sot fëmijët e tyre do ti mbrojnë Ngjyrat e Qytetit, Ngjyrat GJELBËRT dhe ZI. Nga sot KF LUSHTA me të gjithë staffin që ka do të vazhdojë aktivitetin e saj si Shkollë e KF TREPÇA ku angazhimi ynë do të jetë edhe më i madhë dhe më shumë përgjegjësi sepse pesha e kësaj fanele është shumë e rëndë, dhe ti edukojmë dhe mësojm brezat e rinjë të Qytetit të MITROVICËS të stërviten dhe luajnë me moton : “Të rritemi me Ngjyrat tona” – Ngjyrat GJELBËRT dhe ZI.

Me respekt : KF LUSHTA – KF TREPÇA

Fotografia e Shkolla e Futbollit "Lushta" - Mitrovicë