Zyrtare: Bojkotohet klubi i madh kosovar

Një ndër klubet më me renome në vendin tonë, FC Vushtrria (ish-Kosova e Vushtrrisë), nuk po kalon ditë të mira në Ligën e Parë, raporton Gazetaolle.com.

Ky klub po përjeton krizë të madhe financiare teksa si rrjedhojë, edhe rezultatet po mungojnë.

Vushtrria pas javës së 13-të në Ligën e Parë, zë vendin e 13-të me 14 pikë të mbledhura.

Tifozët e flaktë të klubit, ‘Forca’ kanë vendosur që ta bojkotojnë ekipin derisa ka lëshuar edhe një komunikatë duke zbuluar arsyet e të cilën mund ta lexoni më poshtë. /Olle

Komunikata origjinale e lëshuar nga ‘Forca’

KOMUNIKATË

Grupi i tifozëve “FORCA” , përmes kësaj komunikate njofton të gjithë se nga sot do t’i bojkotoj ndeshjet e futbollit .

Nuk do të jemi në tribuna dhe nuk do t’i ofrojmë përkrahje, sepse disa lojtarë nuk e meritojnë mbështetjen tonë dhe të qytetit, nuk e meritojnë ta bartin fanellën e shenjtë të klubit tonë të zemrës.

Në futboll skuadra e zemrës mund të fitoj, të barazoj apo edhe të humb, gjë që është normale, por në skuadrën e zemrës asnjëherë nuk duhet të ketë lojtarë që nuk japin maksimumin për këtë fanellë.

Si pasojë e mungesës së pasionit dhe dashurisë ndaj klubit dhe mosangazhimit në fushë nga disa që nuk e djerësitin fare fanellën, sot klubi gjendet në pjesën e poshtme të tabelës dhe gjasat për superligë janë minimizuar .

Me shpresë se kjo komunikatë do të shërbej për të mirë, ne do të qëndrojmë në bojkot deri në një marrëveshje eventuale me kryesinë e klubit.

Me respekt

K.T.FORCA

Vushtrri