‘Zhytet’ në ujë palestra 14 vjeçare e Istogut!

Sportet në Kosovë kanë filluar të ngjallen pas pezullimit prej dy muajsh si shkak i koronavirusit.

Kjo ka bërë që terrenet sportive t’i rikthehen edhe sportistët që deri më tani kanë stërvitur në kushte shtëpie, shkruan Gazeta OLLE.

Kurse, në palestrën e sportit në Istog e cila është afër përfundimit janë parë pamje tejet zhgënjyese.

Trajneri i basketbollit Firekt Shaktri ka shkruar se kjo palestër tashmë është mbushur me ujë si shkak i kulmit të palestrës.

“Të bësh shaka me djersën e popullit. Parat për kulm të palestrës në Istog janë dhënë, ka vite, uji futet në sallë pa e penguar askush. Krimi që s’do ndëshkohet kurr”, ka shkruar Shatri në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë, kjo palestër ka 14 vite që ka nisur por ende nuk ka përfunduar së ndërtuari.