Zekrija Ramadani tregon se më kë i ngjan Ballkani i sivjetshëm

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të nè IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Para kësaj jave Gjilani dhe Ballkani kryesojnë rënditjen tabelare me nga 30 të pikë të tubuara, pasuar nga Drita me 27-të.

Për ecurinë dhe favoritët për titullin kampion i Superligës në një prononcim për BlicMedia ka folur ish-trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani.

“Mendoj që me fitoren e fundit, Feronikeli kundër Prishtinës deklaron që kampioni aktual nuk duhet haruar, se edhe ai e ka për detyrë me luftu për ta mbrojtur titullin kampion”, ka thënë fillimisht trajneri i njohur.

“Pas këtyre gjirove të luajtura ka një fenomen që ndoshta nuk ka ndodh deri më tani, ekipet pretendente të bëjn shumë hapa falso, dmth kanë të gjitha nga 3 ose më tepër humbje, pa mbaruar akoma stinori vjeshtor. Kjo e ka bërë që 6 skuadra të luftojn për titull, se në qoftë se një skuadër nuk do të kishte bërë më shumë se një humbje ajo do të shkëputej”, ka thënë më tej Ramadani.

“Këtë vit mund të kemi ndarjen e tabelës, 6 skuadra për dalje në Evropë dhe 6 skuadra të luajnë për mbijetes”.

“Ballkani është ajo befasia e ëmbël e kampionatit dhe mua më ngjan sikur Trepça ’89, kur u shpallëm kampion. Askush nuk na llogaritke për kampion por në në fund u shpallëm kampion. Edhe Ballkani mund ta bëjë të njëjtën gjë këtë vit”, ka deklaruar, trajneri i njohur Zekirija Ramadani.