Zekiria Ramadani komenton humbjen nga Vikinguri

Trajneri i Trepçës ’89, Zekiria Ramadani, ka komentuar humbjen 2:1 nga Vikinguri në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Sipas tij rezultati 2:1 nik ishte real, në bazë të asaj që u zhvillua.

“Ndeshjen e kishim në kontroll, por në dy momente me të vërtetë nuk reaguam si duhet dhe përvoja e kundërshtarit na ndëshkoi”, komenton Ramadani për Gazetën Olle.

FB_IMG_1498598678787

“Duke e marrë parasysh që ishte hera e parë që luajmë në një kompeticion kaq të rëndsishëm, duhet të jemi të knaqur, por rezultati është jo i real”, ka shtuar Ramadani.

Ai beson se me potencialin që kanë, do t’ia dalin të kualifilohen tutje.

Screenshot_2017-06-27-20-19-19-1

“Patjetër që besojmë. Ky është një rezultat i hapur dhe jam i bindur që do të vazhdojmë garën”, përfundoi trajneri i kampionëve tanë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në stadiumin “Adem Jashari”.

trepca 89 zekirija ramadani