Zbulohet: Kush është kjo grua përkrah Ross Barkleyt – kjo është puna e saj

Ross Barkley ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë me Chelsean sonte për një shumë prej 15 milionë funtesh.

Në foton e mëposhtme, është një grua duke e përfaqësuar Chelseat, por shumë njerëz kanë pyetur se kush është ajo?

DSzBTWbWAAA5UD6

Emri i saj është Marina Granovskaia, e lindur në Rusia me origjinë kanadeze.

Pasi diplomoi në Universtitetin e Moskës, puna e tij e parë ishte në një kompani të naftës, me pronar, Roman Abramovichin.

Granovskaia u shpërngul në Londër në vitin 2003, jo gjatë pasi klubin e Chelseat e bleu Roman Abramovich.

Pasi ishte asistente e Roman Abramovich për shumë vite, në vitin 2013, ajo zyrtarisht iu bashkua bordit të Chelseat.

Barkley

Posti i saj zyrtar është drejtore e Chelseat, e klasifikuar për transferimet e lojtarëve.

Ajo ka qenë e përfshirë në të gjitha transferimet e famshme të Chelseat, si të Fernando Torres, Oscar, Eden Hazard dhe së fundmi Alvaro Morata.

Emenalo u shkarkua si drejtor teknik i klubit në nëntor për t’ju bashkuar Monacos.

Dhe duket pas këtij largimi, Granovskaia e ka marrë edhe këtë punë mbi supe. /Gazeta Olle/